Festa e Verës në Dobrosht është bërë festë tradicjonale e cila mbahet çdo vit më date 18 Korrik që nga viti 2007 , me muzikë të të gjitha zhanreve ku banoret e fshatit Dobrosht dhe fshatrave tjerë argetohen. Në kuader të kësaj feste kemi edhe gara të ndryshme duke filluar nga futbolli , basketbolli , volejbolli , ping pong etj. Në ketë kohë në Dobrosht kthehen edhe mërgimtarët të cilët jane edhe organizatorë bashkë me bashkësinë e fshatit për këtë festë.
Me këto organizime banoret e f. Dobrosht tregojnë se janë nje popull perparimtar, të shkolluar, intelektual.
Edhe në vitet e ardhshe sigurisht do te mbahet kjo festë me organizim ende më të madh ku do te kete shume manifestime te ndryshme...
Për më shume informata ju ftojme të vizitoni vet këtë festë dhe te bindeni.