Pamje nga Dobroshti Dimër 2010


Në videon e mësipërme shihni pamje nga fshati Dobrosht, gjatë stinës së Dimrit.
Fotografitë që shihen në pamjet e videos mund ti shikoni dhe ti shkarkoni në formatin .png duke klikuar ne www.dobrosht.tk ose në facebook në faqen e fshatit Dobrosht.
Fotografitë, montazhin, scriptat, muzikën, publikimin në internet të kësaj video e realizoi staffi i Dobroshti Blog.
Gjatë stinës së Pranverës staffi ynë realizues do të publikojë video të tjera me pamje nga fshati në Pranverë.
Ju ftojmë të shiqoni videon dhe shpresojmë se do tju pëlqejë.

Gezuar Viti i Ri 2010

Gjatë vitit 2009 edhe Blogu Dobroshti Blog's është bërë pjesë e diskutimeve për milionat. Në vitin 2008 Dobroshti's Blog kishte mbi 500.000 mijë vizitorë, në vitin 2009 afër 1.5 milionë, ndërsa këtë vit pritet të ketë shumë e shumë miliona të tjerë... Natyrisht, nuk bëhet fjalë miliona euro të korrupsionit, ryshfetit, apo edhe të tenderëve për të cilat është raportuar në media gjatë gjithë vitit. Madje as që bëhet fare fjalë për euro e para. Por, për numrin e vizitorëve që shtohen nga dita në ditë në blogun Dobroshti's Blog. Të nderuar bashkëqytetarë, Blogu Dobroshti's Blog sapo ka mbushur tre vjet të ekzistimit të tij.

Ju premtojmë se edhe gjatë vitit vijues do të jemi bashkë... dhe, për të shprehur falënderimin tonë për besnikërinë dhe mbështetjen Tuaj, ne për vitin 2010 jemi duke përgatitur një sërë befasish për Ju në përmbajtje dhe shërbime... Por, le të mbetet befasi edhe për pak kohë... Duke Ju dëshiruar që këto ditë festive t’i kaloni sa më bukur pranë më të dashurve Tuaj –


Ju urojm gjithë të mirat në vitin 2010. Gëzuar për shumë mot!!!

Redaksia e Dobroshti's Blog.